Rihapet kopshti zoologjik në Tiranë, Rama: Ditë fantastike për fëmijët

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 10:24 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në përurimin e kopshtit Zoologjik të Tiranës, që është edhe i vetmi i tillë në vend.

I hapur në vitin 1966, prej vitesh kopshti vuante nga një infrastrukturë të amortizuar dhe është kritikuar për gjendjen e kafshëve që ndodheshin aty.

Sipas kryeministrit, zona prej 6 hektarësh tashmë është totalisht e rikonstruktuar. “Një ditë fantastike për fëmijët e Tiranës por edhe për qytetet e tjera, që do ta vizitojnë duke udhëtuar për një ditë të veçantë. Përtej hapësirave për atraksion, ky është edhe një hapësirë edukimi për botën e kafshëve, më kujdestare në dispozicion të shkollave dhe fëmijëve”.

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj nënvizoi se një punë rikualifikimi e tillë do të vijoi së shpejti edhe në kopshtin botanik dhe në zonën e pishinave, që kohët e fundit i ka kaluar bashkisë.

Ndërkohë, në pritje të zebrave, xhirafave dhe majmunëve që ende nuk kanë mbërritur në destinacion, protagonistët janë luani, tigri dhe riprodhimet e lëvizshme të dinozaurëve.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos