
Është vënë nën kontroll nga efektivët e Qendrës së Vëzhgimit Detar zjarri që kishte rënë dje rreth orës 20:00 në jug të ishullit të Sazanit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se aktualisht është kufizuar përhapja e zjarrit dhe po punohet për të shuar edhe pjesën e mbetur. Dyshimet e para janë për një zjarr të qëllimshëm.
Drejt ishullit shqiptar pas sinjalizimeve ishin drejtuar edhe efektivët e bazës së Pashalimanit të imbarkuar në anijen P134. (A2 Televizion)