
Arsenal më në fund është rikthyer te fitorja në Premier League, pas disa javësh zhgënjyese që e kishin zhytur ekipin gjithnjë e më në fund të tabelës.
“Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-1 ndaj Chelsea, në një nga ndeshjet më të bukura për djemtë e Arteta.
Arsenal kaloi në avantazh në minutën e 34 të takimit me Laccazette. Kapiteni Xhaka duket se e kishte lënë pas kartonin e kuq dhe dyfishoi rezultatin në të 44-ën.
Në minutën e 56 ishte Saka ai që i çoi shifrat në 3-0. Për Chelsea shkurtoi rezultatin Abraham, por kaq, pasi Arsenal ishte i vendosur për të mos e humbur këtë ndeshje.
Me këtë fitore Arsenal la pas zonën e ftohtë të tabelës së Premier League duke u ngjitur në vendin e 14 me 17 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)