Rikthehet Champions, Juventus, PSG, Dortmund e Chelsea zbresin sot në fushë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 08:19 | Futboll
Rikthehet Champions, Juventus, PSG, Dortmund e Chelsea zbresin sot në

2 muaj nga fundi i një edicioni të pazakontë, rikthehet kompeticioni më i rëndësishëm për klube. Champions League luan sfidat e para në grupe sot, ku nuk mungojnë përplasjet e forta prej fillimit.

Finalistët e sezonit të kaluar, Paris Saint Germain debutojnë në stadiumin e tyre përballë Manchester United.

Tuchel nuk ka në dispozicion një numër të konsiderueshëm lojtarësh për shkak dëmtimi, të tillë si Bernat, Icardi, Marquinhos apo Verratti. Sidoqoftë në Paris treshja e sulmit Mbappe-Neymar-Di Maria janë kërcënimi kryesor i United. “Djajve të kuq” së fundi iu bashkua në stërvitje edhe Edinson Kavani i cili do të jetë i gatshëm për sfiduar ish-skuadrën e tij.

Chelsea dhe Sevilla përballen, për herë të parë, në Champions League. Blutë e Londrës do të provojnë forcat përballë spanjollëve, një skuadre eksperte në kompeticionet ndërkombëtare.

Në sfidat e tjera Juventus do të kërkojë kthesën përballë Dinamos së Kievit, pa Ronaldon, por me Dibalan në pankinë, i cili nuk po kalon një moment të mirë, kohët e fundit. Në fushë do të jetë edhe Lazio e Thomas Strakoshës që do të presë në Olimpiko, gjermanët e Borusia Dortmund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos