Rikthehet dëbora në Korçë, 10 centimetra në Dardhë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 12:54 | Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës prej orëve të para të mëngjesit. Dëbora në Dardhë sipas të dhënave ka shkuar deri në 10 centimetra.

Aksi Korçë-Dardhë është pjesërisht i kalueshëm në lartësi duhen përdorur zinxhirë. Të gjitha akset e tjera janë të hapura, në drejtim të Voskopojës-Kapshticës dhe Liqenasit kalohet pa probleme.

Aksi i Dardhës është i kriposur dy herë deri më tani dhe vijon puna nga borëpastrueset. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos