Arratisja e Kajmakut, lëshoi prokurën tek noteri, para urdhërarrestit nga prokuroria

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 17:06 | Aktualitet
Arratisja e Kajmakut, lëshoi prokurën tek noteri, para

3 muaj pas kërkesës së prokurorisë drejtuar Dhomës Kombëtare të Noterëve, zbulohet fakti se Agim Kajmaku ka qenë informuar për arrestimin e tij. Kjo, pasi përpara arrastisjes ka lëshuar një prokurë të posaçme për t’u përfaqësuar nga një avokat ligjor.

Burime pranë prokurorisë së Tiranës thanë se kanë arritur të marrin të dhëna se një prej familjarëve të tij ka kryer procedurat për t’u mbrojtur me akuzat që pritej të ngriheshin ndaj tij.

Mimoza Sadushi, Kryetare e Dhomës së Noterëve thotë për A2 se për rastin konkret është raportuar pranë prokurorisë. 

“Për këto raste dhoma nuk mund të prononcohet, por është vetë noteri i cili ka kryer procedurën i cili do të këtë kryer veprimin raportimin”, u shpreh Mimoza Sadushi.

Një prej 470 noterëve në rang vendi ka mundur të legjitimojë prokurorën e Agim Kajmakut, ditë përpara se Dhoma e Avokatëve të vihej në dijeni.

“Nuk bëhet më fjalë që noterët të japin firma pa qenë personat apo të bëjnë veprime të tjera në kundërshtim me ligjin. Gjithë synimi ynë është që t’i rrisim profesionalisht që edhe ato gabime që mund të bëhen të mos vijnë nga përgatitja profesionale e ulët”, shtoi Sadushi.

Sipas saj, që prej 2015 noteri ka shërbyer si filtër për kryerjen e transaksioneve dhe pasurive të patundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos