
Aksidentet kanë shënuar rënie gjatë muajit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, në Janar u regjistruan 93 aksidente rrugore, duke u ulur me 10.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Shqetësuese paraqitet edhe numri i personave që kanë humbur jetën, 16 persona gjatë janarit, në rritje të lehtë krahasuar me janarin e 2019-ës.
Drejtuesit e mjeteve rezultojnë shkaktarët kryesorë të aksidenteve në pjesën më të madhe të rasteve, me mbi 79% të tyre.
Kryeqyteti vijon të kryesojë listën me numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhura në janar, ndërsa Kukësi, nga ana tjetër, nuk ka regjistruar asnjë rast muajin e kaluar. (A2 Televizion)