Agim Kajmaku ''is back', policia vijon kërkimet, por pa gjurmuar telefonin

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 16:53 | Aktualitet
Agim Kajmaku ''is back', policia vijon kërkimet, por pa

Agim Kajmaku ish-kryetari i bashkisë së Vorës vazhdon të sfidojë autoritetet ligjzbatuese në vend duke qëndruar në arrati.

Ndonëse nën hundën e tyre, pak kohë më parë ai aktivizoi dhe disa nga aplikacionet e telefonisë celulare. Të gjithë që kanë numrin e Kajmakut të regjistruar e kuptojnë se çfarë do të thotë ky mesazh, por policia ende jo.

Nëpërmjet qelizave telefonike, policia në mjaft raste ka arritur të prangosë persona në kërkim, por ish kryebashkiaku vijon të mos gjendet.

I zgjedhur më 30 qershor nga radhët e mazhorancës për të drejtuar bashkinë e Vorës, Kajmaku i shpëtoi prangosjes ndonëse të gjitha pikat e kalimit kufitar, portet dhe aeroporti ishin njoftuar për ndalimin e menjëhershëm të tij. Si masë, gjykata kërkoi që t’i sekuestrohet dhe pasaporta.

Prokuroria e akuzon Kajmakun për “Shpërdorimi detyre”, “Falsifikim të formularëve” si dhe “ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”. Por nga ana tjetër me dhjetëra operacione për kapjen e tij kanë dështuar. Policia ka kërkuar në banesën e tij, por edhe disa magazina në zonën e Vorës dhe Prezës, por asnjë gjurmë e Kajmakut.

Nga hetimet rezultoi se Kajmaku nuk kishte raportuar në formularët e dekriminalizimit se ishte në një proces gjyqësor në Greqi. Por nga ana tjetër prokuroria pohon se ai është nën hetim edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës duke qenë se ka shkarkuar dy nënkryetarë te bashkisë pikërisht ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos