Rikthehet me publik ''Korça short film festival'', në garë 31 prodhime

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 12:39 | Aktualitet
Rikthehet me publik ''Korça short film festival'',

“Korça Short Film Festival” është rikthyer në edicionin e tij fizik pas një viti mungesë si pasojë e pandemisë. 31 filma mes 700 aplikimeve nga disa vende të botës janë përzgjedhur si finalistë të këtij festivali, i cili do të mbahet në Muzeun Arkeologjik dhe në Teatrin Andon Zako Çajupi.

Për anëtarët e jurisë i rëndësishëm është edhe rikthimi i jetës kulturore në vend dhe aq më tepër me publik.

Festivali do të mbahet nga data 7-10 korrik, risia e këtij viti është se edhe publiku do të ketë mundësi për të votuar për filmin e tij të preferuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos