Rikthehet në Kosovë, Haradinaj: Pafajësinë time nuk e vë në dyshim askush

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 10:27 | Kosova
Rikthehet në Kosovë, Haradinaj: Pafajësinë time nuk e

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj është rikthyer në vend pas marrjes në pyetje nga Gjykata Speciale e Hagës.

“Pafajësinë time nuk mund ta vendosë askush në dyshim”, shkruan ai në një status në Facebook. Gjithashtu, ripërsëriti kërkesën për dialog pa kushte me Serbinë dhe tha se taksa hiqet vetëm me njohje.

Haradinaj do të zhvillojë sot një mbledhje me ekzekutivin e tij për të mos lënë vakuum qeverisës, siç pretendon ai.  Por ky zhvillim është kritikuar gjerësisht nga opozita në Kosovë, pasi e cilësojnë shkelje të Kushtetutës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos