Rikthehet përplasja për targat, Kosova akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjes

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 12:55 | Kosova
Rikthehet përplasja për targat, Kosova akuzon Serbinë për

Çështja e targave rikthen përplasjen mes Kosovës dhe Serbisë. Autoritet në Prishtinë akuzojnë Beogradin se ka shkelur marrëveshjen e arritur në nëntor në Bruksel, sipas të cilës Serbia u pajtua për të mos lëshuar më targa të reja të paligjshme dhe Kosova pranoi të hiqte dorë nga masat ndëshkimore për drejtuesit e automjeteve me targa të tilla.

Por ministri i brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, tha se policia kufitare ka regjistruar automjete me targat ilegale "KM", të ri-regjistruara në muajin dhjetor të vitit 2022.

Svelca paralajmëroi se Kosova nuk do të lejojë hyrjen dhe qarkullimin e veturave me targa të tilla.

Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim.

Në respektim të legjislacionit tonë dhe dakordimit të arritur në Bruksel​, Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e këtyre veturave në territorin e Republikës së Kosovës. Më herët të mërkurën zyrtarë serbë akuzuan Kosovën se po përpiqet të nxisë tensione të reja duke mos lejuar hyrjen e makinave më targa të lëshuara nga Serbia.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Perkoviç, tha se një masë e tillë tregon “nëpërkëmbje të marrëveshjes se arritur ne Bruksel, pas një krize të rëndë që kërcënoi paqen në Kosovë”. 

Dakordësimi i arritur në 23 nëntor, pasi serbët lokalë u tërhoqën nga institucionet vendase, u interpretua ndryshe nga Prishtina dhe ndryshe nga Beogradi. Kryenegociatori serb, Petkovic tha në atë kohë se pronarët e automjeteve me targat e lëshuara nga Serbia nuk duhet të kenë më frikë dhe mund të zgjasin vlefshmërinë e targave. Ajo që do të ndalohej sipas tij, ishte lëshimi i targave fizike tërësisht të reja. Sakaq, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha se “Serbia do të ndalojë regjistrimin dhe ri-regjistrimin e makinave ndërsa Kosova do të ndalojë së shqiptuari gjoba dhe qortime”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/30/kosove-serbi-arrihet-marreveshja-per-targat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos