
Gjermania raportoi një rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Institutit për Sëmundjet Infektive “Robert Koch”në ditën e fundit 262 persona rezultuan të prekur nga virusi vdekjeprurës pas testimeve të kryera. Që nga nisja e pandemisë në Gjermani janë infektuar nga Covid-19 rreth 193 mijë persona.
Gjithashtu betejën me Covid-19 e humbën 4 persona të tjerë për ta çuar bilancin total të viktimave në 8961. (A2 Televizion)