Verilindja e vendit është përfshirë në orët e mbrëmjes së të martës nga reshje të dendura dëbore, të shoqëruara me erë të fortë.
Në rrugët e Kukësit shihem vetëm mjetet e Policisë së Shtetit, Policisë Ushtarake dhe asaj bashkiake që monitorojnë situatën në orarin e kufizimit të lëvizjeve.
Nuk raportohet për probleme që vështirësojnë qarkullimin rrugor pasi reshjet e dëborës ende nuk kanë arritur të krijojnë shtresa në rrugë. Gjithsesi mjetet borëpastruese në Rrugën e Kombit kanë nisur lëvizjet për trajtimin me kripë në të gjithë gjatësinë e segmentit Morinë-Tunel i Kalimashit.
Reshjet e dëborës pritet të vijojnë përgjatë gjithë orëve të natës deri në orët e paradites së nesërme. (A2 Televizion)