
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur në orët e vona të së martës se 15 persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi.
Deri tani, 67 persona kanë arritur të mposhtin virusin e rrezikshëm.
Në Shqipëria, janë konfirmuar 243 të prekur në total, nga të cilën 20 në 24 orët e fundit. Ndërkohë, 15 persona kanë ndërruar jetë. (A2 Televizion)