"Riktheve atë që kishte munguar në Shkodër", reagimet pas largimit të Brdaric nga drejtimi i Vllaznisë

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 08:31 | Futboll
"Riktheve atë që kishte munguar në Shkodër",

Pas largimit të Thomas Brdaric nga drejtimi i Vllaznisë, pati një “lumë” reagimesh, ku mes tyre u prononcua dhe presidenti i klubit, Alban Xhaferi.

Ai ka shpjeguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se pse u mor ky vendim, teksa ka bërë të qartë se mirëkuptonte edhe reagimet e tifozëve shkodranë, të cilët e kritikuan jo pak për këtë zgjedhje: “Duke vlerësuar situatën aktuale jo të mirë të rezultateve që po kalon ekipi ynë i zemrës, kemi marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënieve me trajnerin e shquar, Thomas Brdaric. I mirëkuptoj reagimet sensitive të gjithësecilit dhe sigurisht debatet pozitive apo negative për këtë vendim, por dua t'ju siguroj se çdo ndryshim që bëhet, është vetëm për një qëllim: për të përmirësuar situatën dhe arritur objektivat tona sa më të larta”.

https://a2news.com/2022/03/14/vllaznia-nderpret-kontraten-me-trajnerin-brdaric/

Reagime kishte dhe nga futbollistët kuqeblu, ku mes tyre dhe kapiteni i skuadrës, Erdenis Gurishta. Për lojtarin shkodran, bashkëpunimi me Brdaric do të mbetet i paharrueshëm: “Riktheve atë që kishte munguar në Shkodër. Je njeriu i vitit. Jam i sigurt që kudo që të shkosh, do të kesh sukses!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos