
Thomas Brdariç nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Vllaznisë. Lajmi për ndërprerjen e kontratës është bërë i ditur nga klubi shkodran me anë të një njoftimi për mediat këtë të hënë.
Në ndeshjen e fundit në kampionat, atë ndaj Tiranës të shtunën, Vllaznia e humbi 1-2 në takimin e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Pjesën tjetër te sezonit, kuqeblutë do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori. Me këtë rast, falenderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!”, mbyllet njoftimi i Vllaznisë. (A2 Televizion)