
Kamila Valieva u kthye në pistën e patinazhit, pasi me një vendim tejet të debatueshëm, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e lejoi të konkurronte në Pekin 2022, pavarësisht se kishte dështuar në testet anti-doping.
15-vjeçarja u kthye në aksion në programin e shkurtër të Lojërave Dimërore, duke dhuruar një paraqitje hyjnore.
Edhe pse kreu një gabim të vogël, Valieva dominoi sërish në pistën e patinazhit, duke e udhëhequr garën me afro 2 pikë avantazh nga bashkëkombësja Ana Sherbakova. Kampionia ruse do të garojë sërish të enjten në programin e lirë. (A2 Televizion)