Rimëkëmbja ekonomike, tani është koha për politika zhvillimore

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 16:53 | Ekonomi
Rimëkëmbja ekonomike, tani është koha për politika

Rimëkëmbja e ekonomisë pas krizës së shkaktuar nga pandemia mund të përshpejtohet me anë të politikave të duhura për mbështetjen e sipërmarrjes.

Sipas ekspertit për ekonominë, Elton Duro, pas goditjes që morën bizneset gjatë 2020-ës, tani ka ardhur momenti që të vihen në jetë reformat afatgjata, veçanërisht kur mbështetja përmes lehtësive fiskale nuk është më një opsion mbi tryezë.

Por cilat mund të jenë disa nga masat ku duhet të riorientohen bizneset?

Ritmi i rimëkëmbjes sipas Duros do të ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, si rritja e çmimeve. Por edhe në këtë rast, industri të caktuara si ajo nxjerrëse kanë një përfitueshmëri të rritur, çka duhet përdorur për të nxitur investimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos