
Javën e ardhshme qeveria do të hapë garën ndërkombëtare për ndërtimin e 3400 banesave të para individuale në bashkitë e prekura nga tërmeti.
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, tha se familjet do të sistemohen deri në fund të dhjetorit, ndërsa shtoi se kantieret e ndërtimit do të hapen brenda vitit në të gjithë zonat e përcaktuara për zhvillim.
“Brenda këtij viti, të gjitha familjet që do të akomodohen në njësi individuale, do të futen pa asnjë diferencë dhe të gjitha kantieret e blloqeve të apartamenteve do të hapen brenda vitit”, tha Ahmetaj.
“Dy ditë më parë u ftuan si anëtarë në Komisionin e Rindërtimit donatorët. E kemi lënë pjesëmarrjen të hapur për çdo donator tjetër”, shtoi Ahmetaj. (A2 Televizion)