
Kryeministri Rama ka bërë të ditur, me anë të një statusi në Facebook, se është mbyllur teksti i shkruar i Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave, për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliardë lekë.
Rama shkruan më tej se pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar, që do të hapet në fillimjavën e ardhshme.
Kryeministri thekson se Viti i Ri do t’i gjejë banorët që u prekën nga tërmeti në një shtëpi të re.
“Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit të këtij viti familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin”, mbyllet postimi i Ramës. (A2 Televizion)