Rindizen tensionet në veri të Kosovës, serbë me maska sulmojnë dy shqiptarë, dërgohen në spital

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 14:12 | Kosova
Rindizen tensionet në veri të Kosovës, serbë me maska

Dy shqiptarë janë sulmuar sot nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Lajmi u bë i ditur nga vetë Policia e Kosovës, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për rastin përkatës.

Shqiptarët kanë qenë duke u kthyer nga Mitrovica e Veriut drejt Mitrovicës së Jugut, teksa janë sulmuar nga persona me maska. Pas plagosjes, të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/30/pershkallezojne-tensionet-ne-veri-serbet-sulmojne-ekipin-e-a2-cnn-ne-kosove/
https://a2news.com/2023/05/31/sulmohet-makina-e-policise-se-kosoves-ne-zvecan/
https://a2news.com/2023/06/01/thirrje-ne-rrjetet-sociale-per-proteste-te-shqiptareve-ne-veri-te-kosoves-policia-mos-bini-pre-e-provokimeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos