
Emiratet e Bashkuara Arabe rifillojnë fluturimet drejt dhe nga Turqia pas më shumë se pesë muajsh nga pezullimi i lidhjeve ajrore midis dy vendeve, të vendosura zyrtarisht nga Abu Dhabi për arsye që lidhen me pandeminë.
Një nga linjat ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, Flydubai, do të rinisë fluturimet me Stambollin të enjten e ardhshme.
Fluturimet u pezulluan në maj për shkak të krizës së koronavirusit. Por, disa analistë kishin spekuluar se kishte edhe arsye politike prapa vendimit, në kontekstin e rivalitetit në rritje midis Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të dy të interesuar në zgjerimin e sferave përkatëse në Mesdheun Lindor. (A2 Televizion)