Rita Ora, mesazh për qytetarët e Kosovës: Vendoseni maskën, mbroni veten dhe të dashurit nga koronavirusi

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 15:14 | Kosova
Rita Ora, mesazh për qytetarët e Kosovës: Vendoseni maskën,

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i është drejtuar bashkëkombësve të saj me një mesazh sensibilizues. Ambasadorja e UNICEF-it u kërkon qytetarëve të Kosovës të zbatojnë rregullat dhe të kujdesen për veten nga pandemia e Covid-19.

“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale. Unë e vendos maskën time sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriçoni me dritën tuaj! Vendosni maskën! Ju dua”, shprehet artistja në videomesazhin e saj. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=zu74uWJU0PI

A2 CNN Livestream

Latest Videos