Rita Ora “pushton” Londrën dhe kujton Kosovën...

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 17:17 | Showbiz

Rita Ora është në mes të turneut të saj “Phoenix”, ndërsa së fundmi është ndalur me një koncert madhështor në Londër, të cilin duket se e ka përjetuar më shumë deri tani.

Rita ka performuar në “The O2 Arena”, i cili u tejmbush nga fansat e qytetit ku Rita është rritur. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka interpretuar të gjitha këngët e albumit të saj të dytë, të cilin e publikoi në muajin nëntor. I ftuar special në këtë event ishte edhe reperi i njohur Sean Paul.

Rita dhuroi performanca të jashtëzakonshme për mijëra fansat e pranishëm, duke treguar zërin dhe energjinë e saj që e karakterizon si një artiste e kompletuar, ndërsa nuk munguan edhe veshjet provokuese. Në llogarinë e “Instagramit”, Rita nuk hezitoi të shpërndajë edhe disa foto nga koncerti në Londër e bashkëngjitur tyre shkroi se ky ishte realizimi i një ëndrre për të edhe pse vjen nga një vend si Kosova ka mundur t’i realizojë ato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos