Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka komentuar procesin e vaksinimit në vend dhe pritshmëritë për sezonin turistik të verës.
Ai shkruan se, përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm. Ndërkohë, bashkëngjitur ka publikuar edhe një grafit të procesit të vaksinimit në Europë, në të cilin duket se ka një rritje të ndjeshme të të vaksinuarve në 7 ditët e fundit.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm. Të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit”, shkruan Rama. (A2 Televizion)
