Rivalët e kuqezinjve, Gynesh: Me Shqipërinë, ndeshja më e rëndësishme

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 19:41 | Futboll
Rivalët e kuqezinjve, Gynesh: Me Shqipërinë, ndeshja më e

Trajneri i Turqisë, Senol Gynesh paralajmëron skuadrën e tij për peshën që ka ndeshja e 11 tetorit ndaj Shqipërisë, por edhe për rrezikun që paraqet përfaqësuesja kuqezi, duke vlerësuar futbollistet që luajnë në Serinë A italiane dhe trajnerin Edi Reja.

“Ndeshja me Shqipërinë është më e rëndësishmja nga katër të mbeturat në këto kualifikuese. Mendojmë vetëm për fitoren. Nëse marrim maksimumin ndaj Shqipërisë mund të humbasim me Francën, e përsëri të jemi në pozita mjaft të mira për tu kualifikuar, pasi luajmë me Islandën në shtëpi dhe në Moldavi", tha Gynesh.

https://a2news.com/2019/10/06/reja-ndaj-turqise-shansi-i-fundit/

Trajneri turk i kujtoi gazetarëve që "nëse kujtoni se rivalët janë të dobët, ndryshoni mendim. Futbollistët shqiptarë luajnë në kampionatin italian, kanë një trajner mjaft të aftë italian dhe janë një skuadër që kalon nga skema 3-5-2 në rreshtimin 5-3-2 në fazën mbrojtëse. Por, ndryshe nga Moldavia apo Andorra, Shqipëria luan mirë edhe në sulm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos