Tragjedi në garat “rally”, ndërron jetë 21-vjeçarja spanjolle pas një aksidenti të tmerrshëm

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 21:12 | Sporte të tjera

Laura Salvo, një bashkëpilote në garat “rally”, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare pas një aksidenti që ndodhi ditën e sotme në Rally Vidreiro, në Portugali.

E reja spanjolle ishte shoqëruesja e pilotit Miquel Socias, i cili humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë.

Edhe pse ndihma mjekësore erdhi brenda dy minutash, Laura nuk arriti dot të mbijetonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos