Ndahen milionat e fushatës, Berisha me sy nga Meta, Alibeaj merr lekët e PD-së

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 15:27 | Politikë
Ndahen milionat e fushatës, Berisha me sy nga Meta, Alibeaj merr lekët

Nga krizë politike, situata brenda PD-së mund të shkojë në krizë financiare. Komisioni i Ekonomisë i akordoi KQZ-së një fond prej 100 milionë lekësh, të cilat do të ndahen mes partive pjesëmarrëse në zgjedhje, referuar rezultatit të 2015, ku pjesa e luanit do t’i takojë socialistëve, ndërsa pjesa tjetër kryesisht për Partinë Demokratike dhe PL.

Mazhoranca kërkoi që fondi i vitit 2015 prej 65 milionë lekë, në këto zgjedhje të rritet ndjeshëm.

“Duhet të jetë 100 milionë për të arritur mbulimin e atyre shpenzimeve që i duhet partive politike”, u shpreh Blerina Gjylameti.

“Ju po thoni t’i shkurtojmë meqë janë zgjedhje vendore dhe këto para t’i përdorim për të mbjellë pemë.”

Ky propozim i Socialistëve për të çuar fondin në 100 milionë lekë u duk i pamjaftueshëm për demokratin Edmon Spahon, sipas të cilit rritja duhej të ishte dyfish.

Ju që po ndërmerrni këtë iniciativë nuk keni vuajtur ndonjëherë për fonde. Madje për të financuar fushatën nuk keni nguruar që të përdorni edhe burime joligjore, para krimi para droge.

Këto akuza për socialistët lidhen direkt me pronarin e lekëve të PD-së. Enkelejd Alibeaj është ai që do të marrë në përdorim këto para, ndërsa Berisha duhet të gjejë kompromis me Ilir Metën për të financuar kandidatët e primareve.

Është një çështje me vendim gjykate. Çështje si do t’i ndani ju midis jush nuk është e jona”, shtoi Gjylameti.

“Këtu jemi për fondin e KQZ dhe për ndarjen e tyre, mos e bëj këtu si ditën e bilbilave”, u shpreh Anila Denaj.

Vendimi i Komisionit të Ekonomisë duhet të marrë edhe miratimin në seancë plenare para se të hyjë në fuqi, për t’i mundësuar më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë shpërndarjen e fondeve të fushatës, ndonëse ajo tashmë ka filluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos