Presidenti Begaj takim kokë më kokë me Gabriel Escobar, zbardhen mesazhet

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 18:23 | Politikë
Presidenti Begaj takim kokë më kokë me Gabriel Escobar, zbardhen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti në një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe njëkohësisht i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në njoftimin për mediat, Presidenca bën me dije se kreu i Shtetit diskutoi me zyrtarin e lartë amerikan për rolin e SHBA për garantimin e paqes në Ballkan, situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë dhe sigurinë kibernetike.

Presidenti Begaj e falënderoi Escobar për mbështetjen që iu ka dhënë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen e tyre reciproke, është një proces me ndikim të madh rajonal, si në kuadër të aspekteve të sigurisë ashtu edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të tij”, u shpreh Presidenti Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos