
Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e dytë të Europa League përballë modestëve të CSKA Sofjes.
Megjithëse një ndeshje e lehtë në letër verdhekuqtë u shfaqën të lodhur në këtë takim dhe pa ide përballë një ekipi bullgar të vendosur mirë në fushën e lojës dhe në kërkimit të pikëve.
Trajneri Fonseca kishte hedhur shumë emra të rinj në fushën e lojës, të cilët nuk po arrijnë ende të tregojnë aftësitë e tyre dhe që e meritojnë fanellën që veshin.
Në ndeshjen tjetër të rëndësishmë të kësaj mbrëmje të Europa League, Arsenal fitoi me rezultatin e pastër 3-0 përballë Dundald. Për “Topçinjtë” shënuan Nketia, Willock dhe Pepe. (A2 Televizion)