Një shqiptar në radarët e Milanit për mbrojtjen

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 17:18 | Futboll
Një shqiptar në radarët e Milanit për mbrojtjen

Milani ishte në kërkim të një mbrojtësi gjatë merkatos së verës, ku edhe pse në listë ishin shumë emra dhe me disa prej tyre u negociua, drejtuesit kuqezi nuk arritën të mbyllnin asnjë marrëveshje.

Aktualisht, trajneri Pioli ka në dispozicion vetëm 3 lojtarë në qendër të mbrojtjes, Kjaer, Romagnoli dhe Gabia, i cili vijon të mbetet jashtë ekipit për shkak të koronavirusit.

Në këtë situatë, drejtuesit kuqezi, me Maldinin në krye, kanë nisur që tashmë punën që merkatoja e verës të mos mbyllet pas siguruar një mbrojtës.

Portali “todofichajes.net” ka nxjerrë në skenë një tjetër emër, mes shumë të përmendurve gjatë verës, për mbrojtjen e Milanit. Bëhet fjalë për mbrojtësin me origjinë shqiptare të Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili ka kaluar një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij në Itali, kur ishte pjesë e Sampdoria-s.

Lojtarit i skadon kontratë në verën e vitit 2021 dhe për këtë arsye, lojtari mund të kalojë te Milani për një shifër rreth 6 milionë eurosh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos