Lojtarët e Superiores zbresin në fushë, por për të protestuar

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 16:26 | Futboll

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herë, ka vijuar edhe këtë javë bojkoti i klubeve shqiptarë të futbollit. Liga Profesioniste e Futbollit vijon të insistojë se sporti më i dashur për shqiptarët nuk do të fillojë deri sa qeveria të përmbushë kërkesat e tyre.

Ditën e shtunë ekipet e futbollit zbritën në fushën e gjelbër ashtu siç ishte parashikuar në kalendarin e Kategorisë Superiore thjesht për të lexuar edhe njëherë kërkesat drejtuar qeverisë shqiptare.

Disa ditë më parë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit iu drejtua me një letër të hapur kryeministrit Rama ku i kërkoi angazhimin e tij personal për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Për të rikthyer edhe njëherë në vëmendje, Liga e Futbollit kërkon uljen e TVSH-së në masën 6%, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet tatimore, fiskale dhe te sigurimeve shoqërore, ligj të ri për sponsorizimet dhe shtrirjen e efektit të pezullimit të tatimit mbi të ardhurat për lojtarët në 2-10 vjet (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos