
Sulmuesi i Real Madrid, Borja Mayoral është zyrtarisht lojtari më i ri i ekipit të Romës. Spanjolli është lojtari i dytë i afruar nga verdhekuqtë pas Kumbullës dhe verdhekuqtë e morën atë në formë huazimi për 2 vjet, me të drejtë blerje 15 milionë vitin e parë dhe 20 milionë në të dytin.
Sulmuesi mbërriti në aeroportin e Ciampinos me një avion privat nga Madridi dhe u dërgua menjëherë në Villa Stuart për të kryer vizitat mjekësore.
Ndërkohë një zhvillim tjetër ka marrë çështja e Smalling. Ndërmjetësi i qëndërmbrojtësit anglez është takuar me zyrtarët e Romës për të detajuar akordin, por për momentin ai nuk është gjetur duke qenë se Manchester United nuk tërhiqet nga çmimi 20 milionë euro dhe se verdhekuqtë nuk shkojnë më shumë se 15 milionë. (A2 Televizion)