Liga e Kombeve, Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 16:49 | Futboll

“Dardanët” kanë bërë publike emrat e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, mes tyre dhe atë të sezonit të shkuar me Maqedoninë e Veriut e cila nuk u luajt për shkak të pandemisë.

Trajneri Challandes është munduar të thërrasë emrat më në zë të futbollit kosovar për të shfrytëzuar deri në fund mundësinë që i jepet Kosovës për të siguruar një vend në Europianin e ardhshëm.

Ndeshja do të luhet më datë 8 tetor në Shkup dhe pas kësaj Kosova do të ndeshet 3 ditë më pas me Slloveninë e më pas me Greqinë për kompeticionin e këtij viti të Ligës së Kombeve.

Challandes do të kenë në dispozicion të gjithë lojtarët më të mirë në këto ndeshje përveç portierit Ujkani që do t’i bashkohet skuadrës vetëm pas ndeshjes së Shkupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos