UEFA jep miratimin: Shtohen tifozët, stadiumet tashmë me 30% të kapaciteteve

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 17:04 | Futboll
UEFA jep miratimin: Shtohen tifozët, stadiumet tashmë me 30% të

UEFA ka vendosur të vazhdojë rrugën e saj të shtimit të numrit të tifozëve në stadiume, eksperiment të cilin e nisi më 24 shtator në ndeshjen finale të Superkupës mes Bayern dhe Sevilla-s e që mesa duket u realizua me sukses.

Në tribunat e Pushkash Arena në Budapest, ndeshjen finale e ndoqën 16 mijë tifozë, numri më i madh i shikuesve në tribuna që prej rikthimit nga izolomi.

Së fundi, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të zgjerojë deri në 30 përqind kapacitetin e tyre për të pritur tifozë por vetëm nëse këtë gjë do ta aprovojnë edhe ligjet e qeverive në vendet ku do të zhvillohen ndeshje të Champions apo Europa League.

Ky propozim i organit më të lartë të futbollit në Europë, do të hyjë në fuqi që prej ndeshjeve të kombëtareve, javën e ardhshme.

Tifozët miq, ndërkohë, do të vijojnë të mos kenë akses në stadiume deri në një njoftim tjetër. Shtimi i numrit të tifozëve do të shoqërohet sigurisht me masat e nevojshme sanitare, përdorimin e maskave dhe ruajtjen e distancës.

“Vendimi është një hap i parë i rëndësishëm”, u shpreh presidenti i UEFA-s, Ceferin, që gjithsesi prioritet i jep fjalës së qeverive përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos