
Pasi boshnjaku Dzeko rezultoi pozitiv me koronavirus, drejtuesit lokalë në Romë kanë marrë vendimin që të mos lejojnë asnjë lojtarë që të bëhet pjesë e skuadrave kombëtare në ndeshjen e javës që vjen.
Me këtë vendim, Shqipërisë do t’i mungojë mbrojtësi Marash Kumbulla në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës dhe në dy takimet e Ligës së Kombeve, të cilat janë të fundit në grup.
Në konferencën e një dite më parë për shtyp edhe trajneri Reja e shfaqi frikën për situata të tilla dhe për këtë arsye ka thirrur shumë lojtarë për t’i pasur në dispozicion. (A2 Televizion)