
Roma kembëngul për Elseid Hysajn. Klubi i kryeqytetit italian është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe kuqeziu mbetet alternativa kryesore.
Për ta bindur shqiptarin të transferohet te verdhekuqtë ka ndërhyrë vetë trajneri Fonseca. Ai i ka telefonuar Hysajt për t’i folur rreth projektit dhe ambicieve të Romës, si edhe t’i konfirmojë kuqeziut që do të jetë një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.
Të njëjtën taktikë trajneri e ka përdorur edhe me Mancini, Diavara dhe Veretout. Elseid Hysaj është alternativa e mbetur për gjigantët e Serisë A, pasi anglezi Trippier u transferua te Atletico Madrid, skuadër e cila më parë ishte interesuar edhe për zv/kapitenin e kombëtares. (A2 Televizion)