Romagnoli pranë zgjatjes së kontratës, Chelsea hedh sytë nga Lukaku

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 11:35 | Futboll
Romagnoli pranë zgjatjes së kontratës, Chelsea hedh sytë nga

Milan, Romagnoli deri në 2022

Alessio Romagnoli dhe Milan rinovon deri në 2022. Sipas lajmeve të fundit, mbrojtësi do të qëndrojë në Milano për një kohë të gjatë, pavarësisht se u fol shumë për një largim të mbrojtësit pas ardhjes së Tomorit nga Chelsea.

Juve, Locatelli për mesfushën

Max Allegri i ka idetë e qarta në mesfushë për sezonin e ardhshëm. Sipas medias së njohur italiane, Gazzetta dello Sport, alternativa e parë e tij është mesfushori i Sassuolo-s, Manuel Locatelli. Një tjetër mundësi është dhe rikthimi i boshnjakut, Miralem Pjanic.

Chelsea, shënjestron Lukakun

Sipas The Guardian, Chelsea, fituesit e Champions League përfitojnë nga momenti i keq financiar i fituesve të Serie A, Inter, dhe hedhin grepin për Romelu Lukaku në sezonin e ardhshëm.

Morata rinovon huazimin edhe 1 vit me Juven

Alvaro Morata edhe një sezon me “Zonjën e Vjetër”. Vendimi i tij erdhi pas rikthimit dhe dëshirës që kishte Massimiliano Allegri për sulmuesin. Juventus vendosi të rinovojë huazimin e spanjollit të Atletico Madrid me 10 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos