Romeo Gurakuqi: Partia Socialiste operon me metoda tipike fashiste

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 09:16 | Politikë
Romeo Gurakuqi: Partia Socialiste operon me metoda tipike fashiste

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” shpjegoi se vendimi i djegies së mandateve nga opozita “u mor në kushtet e një regjimi autoritar”.

“Shqipëria është ballafaquar me një model antikushtetues, ku kryeministri i ka kapur të gjitha pushtetet. Unë i kam bërë thirrje prokurorisë ta hetojë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë”, deklaroi Gurakuqi.

“Në selitë zonale të PS-së në Tiranë operohet me metoda tipike të fashizmit. Nën etiketën e socialistëve, gangsterët e futur brenda partive nuk ia ndryshojnë thelbin këtyre individëve. PS-ja është e mbushur me njerëz të tillë”, shtoi ish-deputeti.

Gurakuqi theksoi se duhet një qeveri e mandatuar për 9 muaj që të realizohen reformat: “Është momenti për të krijuar një qeveri të tranzicionit të elitës intelektuale me një këshill kushtetues që të jetë në gjendje ta këshillojë qeverinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos