Botërori i Klubeve, Kina organizon turneun me 24 skuadra

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 13:01 | Futboll
Botërori i Klubeve, Kina organizon turneun me 24 skuadra

Kina do të jetë vendi organizator i Botërorit të ardhshëm të Klubeve. Vendimi vjen pas zgjedhjes unanime të vendeve anëtare në FIFA, bëri të ditur presidenti Infantino.

Botërori i Klubeve nuk do të jetë më me 7 skuadra, por do të marrë formën e plotë të një mini turneu që do të përfshijë 24 të tilla.

FIFA ka vendosur të zgjerojë numrin e klubeve dhe të ndryshojë tërësisht formatin e këtij kompeticioni, që nuk do të zhvillohet çdo sezon por 1 herë në 4 vite.

Ekipet do të ndahen në 8 grupe me nga 3 skuadra ku do të kualifikohen vetëm ato që do të renditen të parat. Turneu do të zgjasë 18 ditë mes muajve korrik dhe gusht në mënyrë që të mos bëhet pengesë për eventet e tjera të rëndësishme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos