
Armando Sadiku shënoi golin e parë në Indi dhe i siguroi kualifikimin Mohun Baganit për në fazën e grupeve të Ligës së kampioneve aziatik.
Skuadra e Sadikut eliminoi Abahani Limited në “play off” , në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-1.
Protagonist ishte dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare ku që shënoi golin e tretë për Mohun Baganin dhe vulosi kualifikimin e klubit të njohur indian.
Ky ishte goli i parë për bomberin nga Elbasani i cili u transferua në futbollin indian vetëm pak javë më parë. (A2 Televizion)