
Tijani Reijnders pati një debutim të shkëlqyer me Milanin në Serinë A. Në ndeshjen ndaj Bologna, e vlefshme për javën e parë, mesfushori holandez i dhuroi një asist sulmuesit Giroud.
Por, jo vetëm kaq. 25-vjeçari, siç raporton faqja e statistikave të futbollit “Opta”, ishte i saktë 100% në pasime.
28 nga 28 në pasime, një statistikë që nuk e ka regjistruar asnjë lojtar i Milanit që kur ka nisur të mbahet një statistikë e tillë. (A2 Televizion)