Një tjetër talent shqiptar në Serinë A

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 20:40 | Futboll
Një tjetër talent shqiptar në Serinë A

Një tjetër futbollist shqiptar në Serinë A. Frosinone ka zyrtarizuar blerjen e Justin Ferizajt nga Shamrock Rovers.

Futbollisti 18-vjeçar bën kështu një hap të madh në karrierë, duke kaluar në elitën e futbollit italian.

Ferizaj është rritur në akademinë e klubit më të suksesshëm irlandez, duke iu bashkuar ekipit të parë sezonin e kaluar. Ai ka qenë rregullisht pjesë e ekipeve kombëtare të Irlandës, nga U-15 në U-19, pasi prindërit e tij janë pajisur herët me pasaportë irlandeze.

18-vjeçari, gjithsesi, nëse do të ketë dëshirë dhe interes, mund të kontribuojë për Shqipërinë në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos