Liverpool "hipotekon" kampionatin

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 08:27 | Futboll
Liverpool "hipotekon" kampionatin

Liverpool është i pamëshirshëm në kampionatin anglez.

Kampionët e Evropës e dinin mirë se sa i rëndësishëm ishte suksesi në një duel me Leicester që mund të rihapte llogaritë e titullit. “Të kuqtë” mposhtën thellë 4-0 ndjekësit e vendit të dytë, Leicester, në transfertë.

“Dhelprat”, ashtu si pothuajse të gjitha skuadrat këtë sezon, u dorëzuan përballë forcës së Liverpool që bëri gjithçka, ndërsa golat u realizuan nga Firmino (2), Milner dhe Alexander-Arnold.

https://www.youtube.com/watch?v=TQjqT17gO9A

Distanca tashmë nga vendi i dytë është e frikshme, 13 pikë, kur ka mbetur edhe gjysma e sezonit për t’u luajtur.

Manchetser City luan sot në mbrëmje përballë Wolverhampton dhe me një fitore ka shansin të parakalojë Leicesterin në renditje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos