
Wayne Rooney ka rrëfyer se ka qenë i varur nga bastet dhe kjo gjë ka ndikuar në fushë në kohën kur luante për Manchester United.
Futbollisti anglez, i cili sot është lojtar-trajner i Derby County, tha se fakti që fitonte shumë që në moshë të re nga klubet ku luante, kishte kohë të lirë gjatë grumbullimeve të ekipit dhe lehtësia që krijojnë celularët modernw, bëri që të vinte shumë baste “online” dhe të humbiste plot 1 milion euro brenda 5 muajve.
“Isha i ri dhe i pasur. Rrinim shumë nëpër hotele kur kishim transferta me United apo kur isha i grumbulluar me Anglinë. Mërzitesh dhe kërkon të kalosh kohën. Dhe koha kalohej mirë me baste. Është shumë e lehtë të luash nga celulari, nuk të duken para’ të vërteta. Nuk ke kufi kur vë baste. Nuk e kupton që po fiton pak dhe po humbet shumë. Në fillim po fitoja dhe më dukej se ishte shumë lehtë të bëje para’ me baste. Por, më pas fillon e humb dhe zhytesh edhe më shumë”, është shprehur Rooney.
Më pas, Rooney shtoi se bëri edhe gabimin e madh që bëjnë fillestarët: “Shtova shumën e parave që luaja për të rekuperuar ato që kisha humbur. Por, sa më shumë të luash, aq më shumë humb. (A2 Televizion)