Zbulohen çmimet e biletave për të parë kampionët e Botës në miqësoren e bamirësisë

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 09:42 | Futboll

Më 10 janar, në stadiumin e ri kombëtar do të zhvillohet një miqësore ku do të jenë të pranishëm futbollistë të kombëtares shqiptare, të Italisë kampione bote në vitin 2006 dhe atyre të Turqisë, pjesëmarrëse në Botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë që triumfoi në “Euro 2004”.

Kryetari i Shoqatës së Futbollistëve Shqiptarë, Andi Lila, një nga organizatorët e këtij eventi, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Instagram ka zbuluar çmimet e biletave për këtë ndeshje, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në tribunat N, S dhe V një biletë do të kushtojë 500 lekë, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos