Odise Roshi ka shënuar golin e fitores për Akhmat Groznin në ndeshjen ndaj Orenburgut, e vlefshme për javën e 4-t të kampionatit rust ë futbollit.
Mesfushori hyri si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë, duke zënë vendin e Bernard Berishës.
Në minutën e 70, Roshi arriti të shënonte me kokë golin e fitores 2-1 pas daljes së gabuar të portierit kundërshtar. (A2 Televizion)