Kryevepër e Verstappenit në Meksikë, holandezi i afrohet titullit në F1

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 08:35 | Sporte të tjera

Max Verstappen dominoi Çmimin e Madh të Meksikës, edhe pse u nis nga vendi i tretë, prapa dy makinave Mercedes të Bottas dhe Hamilton.

Holandezi i Red Bullit realizoi një nisje spektakolare, duke i parakaluar të dy rivalët që në kthesën e parë.

Hamilton nuk arriti ta shqetësonte për asnjë moment Verstappenin, i cili me këtë fitore e rrit distancën në krye të klasifikimit në 19 pikë.

Podiumin e garës së Meksikës e plotësoi piloti vendas, Sergio Perez, i cili la pas Gasly (Alpha Tauri) dhe makinat Ferrari të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos