
"Nesër në orën 10:00, të gjithë janë të ftuar për të diskutuar mbi qëndrimin që kemi mbajtur. Platforma jonë është e arsyeshme dhe e logjikshme", u shpreh Alibeaj.
Për sa i përket mundësisë që ftesa të shtrihet edhe për partitë e tjera opozitare, Alibeaj deklaroi se "ajo sallë është e hapur për këdo që dëshiron të diskutojë qëndrimin tonë, përfshirë zotin Mediu dhe zonjën Doda".
"E kuptoj shpejtësinë që dëshiron zoti Balla, por Kushtetuta thotë që në 3 raundet e para duhen 84 vota, me praninë e opozitës. Rregullat të parat, pastaj emri, kjo e bën serioz procesin, siç e ka treguar e kaluara."
Më tej, Alibeaj shtoi: "Ne kemi thënë që propozimin ta ketë opozita. Kushtetuta dëshiron pjesëmarrjen efektive të opozitës, ne po bëjmë hapin tonë".
I pyetur se dita e sotme shënonte 5-vjetorin e marrëveshjes Rama-Basha, ai u përgjigj me ironi, “prandaj e shtyva ditën e nesërme, me median madje”. (A2 Televizion)