Rrëmbimi i 3 policëve, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Albin Kurtit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 18:01 | Kosova
Rrëmbimi i 3 policëve, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, të njohur si QUINT-i, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi është zhvilluar në Kryeministri, e ndërsa ndonëse nuk ka shumë detaje, në fokus ka qenë padyshim situata në veri të Kosovës. Ky takim ka qenë i paparalajmëruar, e ndërsa vjen vetëm një ditë pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga Serbia.

Deri në këto momente, ambasadorët e akredituar në Prishtinë kanë qëndruar të heshtur në lidhje me zhvillimet e djeshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos